Deputeti shqiptarë nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për situatën akuale politike në vend dhe atë se kur do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, është hapur tema edhe për “bombat” e LSDM-së, të cilat nuk u publikuan të gjitha.
Unë në LSDM jam nga shtatori i vitit të kaluar, kur filluan të publikohen bombat kam qenë gazetarë, ka thënë deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, i cili shton më tej se ka “bombë” edhe për Monstrën.

“Atëher kur duheshte të publikohet bomba për Monstrën ndodhi Kumanova”, tha Zekiri.

https://youtu.be/a_4JaqIjeoo?t=2