Deputeti i LSDM-së Ferid Muhiq në dekleratë për “Al Jazeera” ka vlerësuar se caku i sulmeve të demonstruesve të dhunshëm në kuvend ka qenë shpallja e situatës të jashtëzakonshme në Maqedoni, skenar ky i cili ka qenë i përgatitur, transmeton Gazeta Express.
“Qëllimi i sulmit ishte vrasja e dy apo tre deputetëve, Zoran Zaevin, Zijadin Selën si dhe një apo dy demonstrantë të dhunshëm me qëllim që situata të eskalojë e më pas të shpallet situatë e jashtëzakonshme për të cilën ishte i përgatitur skenari“ ka deklaruar Muhiq.

Sipas tij, deputetët nga kuvendi janë nxjerë me automjete të blinduara nga njësitet speciale dhe janë në një kazermë në Shkup.