Zhivko Mukaetov do të jetë kryetar i Federatës së Hendbollit të Maqedonisë edhe në katër vitet e ardhshme, pasi që një javë para Kuvendit Zgjedhor, e mori përkrahjen e të gjitha 54 klubeve të hendbollit, transmeton Almakos.

Të gjitha ekipet e hendbollit me të drejtën e votës me shkrim kanë shprehur përkrahjen për Mukaetov, me cka ai do të jetë kandidati i vetëm në Kuvendin Zgjedhor dhe në pajtim me rregullat që thuan se një klub që ka delegat në kuvend, nuk mund të jap përkrahje për dy kandidat për kryetar, kjo nënkupton se Mukaetov nuk do të ketë kundër kandidat dhe me aklamacion do të fitoj mandatin katër vjecar.

Zhivko Mukaetov nga marsi i vitit 2013 është në krye të Federatës së Hendbollit të Maqedonisë./Almakos/