Shkruan Lulzim Aliti

Në vazhdimsi po shohim çdo ditë drejtësi selektive në FYROM.
Vallë edhe ne mundemi të vrasim dhe të cilësohet aksident trafiku?
Sikur në burektore të therrim ndonjë me thikën e byrekut mund të cilësohet si aksident duke dasht ta presim byrekun bëmë vrasje dhe lirohemi të lirë!?
Vallë a thua po bëjnë gara regjimi LSDM-BDI me regjimin e kaluar VMRO-BDI?
Çka dallon regjimi i tanishëm nga ai që iku?

Shumë interesante Artan Grubi një shkronjë nuk e shkuajti për Almirin e vogël, ndërsa per ti baltos oponentët sndalet me statuse edhe ate duke shpif në formën Grubiane që populli tani përdor shprehjen mos gënje sikur KALI SHEMES!!! Nuk më vjen çudi nga ku Kal pa shalë se nuk dihet kur merr turr ky ku ndalet.

Prokurorët shqiptarë ngritën dilema rreth kryeprokurorit se po selekton vendimet në baza nacionale por mos të harrojmë se këta prokurorë që të katërt janë kuadro dhe ish funksionarë të BDI-së po deshtën tê na bindin se qëndrimin e kanë përnjëmend do na bindin me DORËHEQJET E TYRE!!!

Unë si bashkëvendas i ALMIRIT dhe bashkëvendas i njërit nga 4 prokurorët pra i XHELAL BAJRAMIT kërkoj që ky i fundit të japë dorëheqje morale duke ia kujtuar se edhe ne kemi fëmijë dhe e dimë mirë dhembjen për fëmijët tanë kur ata lëndohen fare pak!!!

Vallë pse BDI krekoset për gjuhën shqipe e nuk u krekosën me 27 prill Aliu nuk ishte kur u votua Talati kryeparlamentar por ama ishte dhe solli deputeten nga salla e operimit drejt e në kuvend për ta votuar Jovevskin këtë Jovevskin që dikur vrau Arif Seferin dje vrau për së dyti Almirin e vogël dhe do të vazhdon të vret e burgos shumë Arif Sefera e shumë Almira të tjerë!!!

Bujari do me na knaq me 3-6-9 ama si duket Zaevit më shumë po i pëlqen Bujari kur po e tërheq treshin.
Mbeti në greqi si shkues për të marrë nuse.
Bujar skemi ne punë me emrin ne kemi problem në thelb vrasja e Almirit na tangon më shumë se emri i këtij shteti pa identitet.
Bujar nuk na duhet emri as NATO e as Eurointegrimi i vendit kur nesër del nje sllav dhe ma vret Ledijonin dhe e përsërit aktin e Iliqëve. Skemi pse integrojmë vendin nëse fillimisht nuk jemi tê sigurtë nga lloji ILIQIAN që na vrasin fëmijët dhe lirohen nga burgjet.

Simbas infove në Reçicë për rastin e kapadahiun Beqir Asanin mbanë mbledhje kryesia si tia mbulojnë sherifllëkun në rrugët e Çairit, por asnjë mbledhje nuk mbajtën për vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve tani 17 vite!!!

Vasalët mbesin vasalë sikur edhe ti dërgosh në shtetet Skandinave ku demokracia është apsolute, pasi që janë të mësuar të mbeten argatë dhe jo pronarë të vetëvetes!!!