Prindërit thonë se fëmijët e tyre që vijojnë mësimin në shkollën fillore Naim Frashëri janë ekspozuar në rrezik për çdo natë sepse në këtë lagje që ndodhet në afërsi të Universitetit të Tetovës, lëvizin disa persona që sulmojnë fëmijët dhe ua marrin paratë ose celularët.

“Nuk duhet koment për këtë punë nëse ka ose jo drita, e keqja është se më vonë dalin njerëz tjerë që nuk duhet të jenë në rrugë dhe i trembin fëmijët iu kërkojnë të holla, për atë jemi të detyruar vet të vijmë ti marrim fëmijët prej shkolle. Na ka ndodh kjo, kemi biseduar edhe me kujdestarin e klasës, dhe skanë ndërmarrë asgjë”.

“Rrezik jo vetëm këtu por gjithandej. Edhe në qendër del dritat janë të ndalura, herë ndizen herë ndalen. Askund s`ke drita këtu. Kurgjë ska të përbashkët me normalen këtu, çka ju duket normale. Do shihni edhe pak do grumbullohen veturat këtu dhe s`lëvizet fare”.

“Është për momentin e vështirë sepse s`ka as parking këtu, duhet sa më shumë drita dhe parking se skemi ku parkojmë veturat”.

Për zgjidhjen problemit të nxënësve është angazhuar drejtori i shkollës fillore Naim Frashëri, Xhelal Alili, i cili ka bërë kërkesë në komunë për rregullimin e sistemit të ndriçimit në lagje por deri tani asgjë nuk është ndërarrmë në këtë drejtim.

“Kërkuam sinjalizim horizontal dhe vertikal në komunikacion publik. Komuna bëri vendkalimin për këmbësorët dhe sinjalizimin vertikal për vendkalimet për këmbësor dhe nxënës por nuk zgjati shumë dhe persona të pandërgjegjshëm i hoqën. Sa i përket ndriçimit të objektit fushës së sportit deri në dalje të rrugës jemi të ndriçuar maksimalisht kërkesë nuk kam në komunë se nuk është në kompetencat e mia, në kompetencat e mia është territori i shkollës brenda”, deklaroi Xhelal Alili, drejtori i shkollës fillore Naim Frashëri në Tetovë.

Shkolla fillore Naim Frashëri në Tetovë është ndër shkollat më të ngarkuara të qytetit ndërsa në të mësojnë mbi 1000 nxënës.Alsat-M