Rreth 100 pacient do të gjenden në listën e pritjes pas vendimit që nga dita e hënë të vendoset çelësi në njërën nga gjashtë sallat e operacionit në Spitalin e Qytetit të Shkupit “8 Shtatori”. Do të operohen vetëm rastet urgjente. Operacionet e pacientëve të tjerë të cilët nuk janë në rrezik për jetë do të shtyhen për një muaj. Vendimi është i prerë dhe është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së infermiereve, raporton televizioni Telma.

Për funksionim normal të spitalit, numri i infermiereve duhet të jetë së paku një apo dy herë më i madh sesa numri i mjekëve. Por për fat të keq situata momentale është e kundërta.

Brengosëse janë edhe paralajmërimet për largimet e motrave medicinave. Drejtori Stojçev shpreson që në një të ardhme të afërt spitali do të marrë pëlqim financiar për punësimin e 60 infermiereve.