Drejtimi laboratoriko-medicinal me mësim në gjuhën shqipe në shkollën e mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska” vitet e fundit ka zgjuar interes të lartë tek semimaturantët.
Kjo ka bërë që zv/drejtori Vedat Mustafa dy vjet radhazi të kërkoj hapjen edhe të një paralele shtesë, por kërkesa e tij, siç thotë Mustafa nuk gjeti mirëkuptim nga Ministria e Arsimit edhe pse e njëjta thuhet se kaloi procedurat në Qytetin e Shkupit që është edhe themelues i shkollave të mesme.

Nuk ka asnjë arsyetim, vetëm në qytetin e Shkupit kur e bëjmë kërkesën kemi informata se ka kaluar nga qyteti i Shkupit mirëpo nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk kemi pasur përgjigje pozitive, vetëm kur e shohim në konkurs janë 5 paralele, një paralele më pak nga ajo që e kërkojmë. Në këto dy drejtime sikur që janë teknik laboratoriko-medicinal dhe teknik i optikës së syve kemi interes mjaft dhe shpesh detyrohemi që ti refuzojmë nxënësit nga shkolla jonë për arsye se nuk ka vend dhe nuk guxojmë të kemi më shumë se 34 nxënës në paralele – deklaroi Vedat Mustafa, zv drejtor I sh.m.q “Marija Kiri Skllodovska”.

Shkolla e lartpërmendur profesionale për këtë vit ka në dispozicion gjithsejtë 5 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe atë në drejtimet: teknik laboratoriko- medicianl, teknik i optikës së syve, teknik i kimisë teknologjike, teknik i proceseve prodhuese dhe teknik medicinal ose përkëdhelës për persona të moshuar. Nga Ministria e arsimit pranojnë se ka pasur kërkesa të shumta për rritjen e numrit të paraleleve por duke sqaruar se hapja e tyre kërkon analizë paraprake.

Përveç drejtimeve mjekësore, shkollat tjera profesionale në vend thuajse nuk shfaqin interes për studime. Përfaqësuesit e tyre kërkojnë nga Qeveria projekte konkrete për nxitjen e të rinjve në këto drejtime.

Kjo është shans shumë e mirë që të kenë më shpejt të ardhurat e veta, ka drejtime shumë atraktive përveç drejtimit të floktarisë dhe teknik të kozmetikës. Teknik Iiushqimit është fantazi që në të ardhmen të kenë aftësi të punojnë në industritë ushqimore, të jenë të aftë të kyçen më shpejt në tregun e punës. Bashkëpunimi i qeverisë më shumë me institucionet private, ndërtimtarinë, industrinë ushqimore, sallonet e shërbimeve personale, të motivohen nxënësit dhe punëdhënësit – tha Xhejlane Aliji, sh.m.q “Dimitar Vllahov”.

Në konkursin për regjistrim të publikuar kohë më par, janë paraparë gjithsejtë 6 paralele me mësim në gjuhën shqipe në shkollën profesionale “Dimitar Vllahov” dhe atë: shërbime personale, teknik të kozmetikës, floktar, teknik i ushqimit, përpunues të mishit dhe drejtimi i grafikës./Express/