Më duhet, fillimisht, të kërkoj falje për disa emra në listë që aksidentalisht janë pjesë e grupit të dekoruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jo pse ato nuk e kanë merituar dekoratën e Presidentit për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës, por për fatkeqësinë e tyre të jenë në grup të njëjtë me kriminel, tradhtar, spiun, vjedhës,…, gjithashtu të dekoruar për merita të njëjta si ato! Pikërisht për këtë aryse, të gjithë ato atdhetar të vërtet, që fati ishte shkaku pse ato sot janë në mesin e të gjallëve, duhet të ngrenë zërin dhe të reagojnë publikisht në mbrojtje të figurës dhe të veprimtarisë tyre patriotike duke refuzuar të vlerësohen për merita të barabarta me ato të kriminelëve, tradhtarëve, spiunëve dhe vjedhësve të dekoruar poashtu nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi!

Dhe, poashtu pres, pas refuzimit të dokoratave, të njëtët të propozojnë, në vend të tyre, Prasidenti Thaçi të dekorojë treshen më të merituar, për dëbimin, dhunën, burgosjet, vrasjet e shqiptarëve në Maqedoni, Nikola Gruevski, Sasho Mijalkov dhe Gordana Jankulovska, të cilët kanë kontributuar poaq sa kanë kontribuar shumica e të dekoruarve të Presidetit të Kosovës, në qeverisjen e përbashkët VMRO-BDI, gjatë dekadës së kaluar!

Jo më kot populli thotë “duhet ndarrë shapi nga sheqeri”, sepse janë dy substanca që nuk bashkohen, sepse njëra është e njelmët dhe tjetra e embël. Dhe, Presidenti i Kosovës, kur e mori listën e të propozuarve për të dekoruar, nga këshilltarët e tij, duhej ta bënte ndarjen e tyre në dy lista apo në dy grupe! Në listën e parë, që përbën shumicën apsolute të të dekoruarve, kryesisht me ngjyrë politike të BDI-së dhe PDSH-së, dhe të cilët, këtë dekoratë e kanë pasur “për jetë a vdekje”, kishin nevojë për “infuzion politik”, padyshim duhej të dekoroheshin tani për të mashtruar shqiptarët e iliridës, sepse, përveç se i kanë harxhaur gënjeshtrat dhe s’kanë me çka i mashtrojnë ato gjatë fushatës, kanë nevojë edhe të rehabilitohen për imazhin negativ që kanë krijuar gjatë dekadës së kaluar në qeverisje të përbashkët me VMRO-në, aq më parë tani, kur dy subjektet shqiptare në nevojë, BDI dhe PDSH, sapo e kanë filluar fushatën dhe i ndajnë 20 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni, të caktuara të mbahen më 11 dhetor 2016!

Ndërsa në listën e dytë, që ishin pikërisht ato që vërtet e meritojnë dekoratën, grupi i patriotëve që edhe kanë mundur të mbeten në frontet e luftës, si shumë të tjerë, nuk kanë pasur nevojë të dekorohen tani bashkë me kriminelët, tradhtarët, spiunët dhe vjedhësit! Ato as që kanë menduar ndonjëherë, gjatë angazhimit të tyre patriotik, nëse do të mbeten të gjallë, dhe jo më të mendojnë nëse do bëhet Hashim Thaçi President i Kosovës, dhe pastaj, të shkojë në Hotelin Aleksandër Pallas në Shkup dhe të dekorojë ato (patriotët) bashkë me kriminel, tradhtar, spiun, dhe vjedhës! Për këtë dekoratë ato nuk kanë pasur nevojë, sepse janë të vetëdijshëm se edhe sikur të dekoroheshin pas 100 vitesh, pas vdekjes, nuk do ishte vonë, sepse vepra e tyre nuk vdes kurrë!

Poashtu një thënje tjetër e popullit tonë thotë “zëri i kësaj muzike do të dëgjohet më vonë”! Dhe, padyshim se një ditë do të zbardhen edhe arsyet dhe shkaqet pse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me dokaratat e tij, që ishte një akt më i dëmshëm nga akti që Presidenti i Maqedonisë, Georgi Ivanov, fali kriminelët e Qeverisë së Maqedonisë, duke u bë pjesë e fushatës në zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni për të ndihmuar kriminelt, tradhtarët, spiunët dhe vjedhësit, dhe të njëjtët të shiten për shqiptarët e Maqedonisë si “patriot që kanë ndihmuar” në Pavarësinë e Kosovës!

Dekoratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kohën kur BDI dhe PDSH e kanë “për jetë a vdekje” dhe skenari për vrasjen, plagosjen dhe burgosjen e ushtarëve të UÇK-së në Kumanovë, janë pjesë e të njëjtës muzikë, zëri i së cilës do i dëgjohet më vonë!

Ndryshe, Hashim Thaçi duhej të kërkonte përgjegjësi, nga krerët e politikës shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, për vrasjet, plagosjet dhe burgosjet e qytetarëve të tij, ish ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, në Kumanovë, dhe jo të dekorohen ato, përveç nëse edhe ky angazhim i tyre në Kosovë është trajtuar si kontribut i përbashkët për pastrimin e vlerave të luftës në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit! /Gazeta Epoka Shqiptare