Qysh majin e vitit 2015, Murat Jashari kishte planifikuar që pranverën e këtij viti – 2017, të niste ‘hakmarrjen’ ndaj atyre që ai i konsideron si tradhtarë të kombit.

Udhëheqës qe politikanë qendrorë e lokalë dhe klerikë fetarë kishte shënjëstruar për t’i vrarë Murat Jashari.  Ata po i konsideronte si tradhtarë, profiterë në emër të luftës dhe dëshmorëve të saj, ndaj thotë se i ka përcjellur për 16 vite, që në pranverë të 2017’ës të niste gjahun e hakmarrjes ndaj tyre.Këto i pohon vetë Jashari, atentatori i Azem Vllasit, në një video incizim të tij, i bërë kohë më parë.

“Janë pasuruar dhe asgjë nuk kanë bë për popull, do të hakmerrem ndaj atyre që në emër të luftrave çlirimtare në emër të gjakut të dëshmorëve të invalidëve të luftës që iu kullojnë gjak ende gjymtyrët e tyre, në emër të luftëtarëve të lirisë që kanë mbet rrugëve do të hakmerrem. Do të vriten o vllazni”, dëgjohet duke thënë vetë Jashari në incizimin në fjalë.

“I kam përcjell që 16 vjet lëvizjen politike dhe jo politike, kam përcjellë klerët fetarë, pushtetet lokale dhe qendrore”, tregoni i arrestuari për tentim-vrasjen e ish-funksionarit komunist, Azem Vllasi, të hënën e kësaj jave.

“lNë maj 2015’ën kam marrë vendim që në pranverë 20017’ën me vepru edhe me fillu për fajtorët e 81’shit, me i ekzekutu, të 90’tës, të 2000’shit deri 20016’ën”, dëgjohet duke paralajmëruar Murat Jashari.Paralajmërimet dhe kërcënimet në fjalë, sipas raportimeve të deri tashme, Jashari i ka bërë si pjesëtar i një organizate të quajtur “Syri i Popullit”, e cila mendohet se ka hartuar një listë për ekzekutimin e disa figurave të rëndësishme në vend, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

“Fillon pranvera, pas aksioneve del komunikata, dalin njoftimet, informoheni për çka u vra u ekzekutu filan fisteku…”, thotë ai në incizim.