“Kërcënimet e Gruevskit ndaj BDI-së, përgjithësisht politikës shqiptare, se VMRO-DPMNE, do të bëj koalicion në të ardhmën me kë të dëshirojë, në rast se fiton zgjedhjet, janë rezultat i “shuplakës” që i bëri partia e Ahmetit duke mos u bërë pjesë e koalicionit për të formuar qeverinë e re”, kështu vlerëson juristi Florentin Murtezi lidhur me potezat e Gruevskit për të treguar pushtet pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shkruan ilirianews.mk
Sipas tij, sulmet ndaj organizatave joqeveritare bëjnë të qartë se VMRO ka nisur të jetë në një krizë të thellë dhe duhet të reformohet.
“Poashtu, edhe sulmet ndaj sektorit civil, bëjnë të qartë se partia e Gruevskit më është në krizë të thellë dhe se me këtë strukturë, me këtë mentalitet politik, me këtë qasje ndaj shqiptarëve, VMRO-DPMNE, po shkon drejtë një izolimi politik”, shprehet mes tjerave Murtezi.
Murtezi thotë se partitë shqiptare nuk duhet të luajnë bishtin dhe të mosdevijojnë.
“Është e rëndësishme që edhe elita politike shqiptare të qëndroj e vendosur në Kushtet e tyre dhe të ruaj frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe për interesa e aventura të ulta partiake mos të luaj ‘bishtin’ asnjëra parti drejt ndonjë devijimi nga fryma e bashkëpunimit”, sqaron për fund Murtezi, transmeton ilirianews.mk