“Shpresoj se partitë politike që do të përbëjnë ekzekutivin e ri, bartës të funksioneve shtetërore do të vendosin kuadro të ri dhe profesionist të cilët do të kenë potencial të ju prijnë proceseve reformuese, me çka do të kthejnë besimin tek qytetarët dhe anasjelltas”, kështu vlerëson mes tjerave për situatën e krijuar në vend, juristi Florentin Murtezi.Ai shton se funksionarët e lartë shtetërorë duhet të jenë pranë qytetarëve për të parë nga afër nevojat e tyre pasiqë sipas tij ka kaluar ajo kohë që dikush rrinte në zyra dhe nga aty dirigjonte punën.“Të gjithë ato ministra të rinjë apo të ‘vjetër’ që do të jenë pjesë e qeverisë së re, të kenë të qartë se koha e “ministrave të zyrës” ka mbaruar dhe se me përkushtim të madh duhet të jenë pranë qytetarëve në të mirë e në të keq. Poashtu, edhe deputetët e rinjë, pas normalizimit të punës së kuvendit, duhet t’i rishikojnë të gjitha ligjet që prekin drejtëpërdrejt qytetarët, e që në masë të madhe kanë dëmtuar kategoritë e rrezikuara sociale e më gjërë”, thekson ai.“Përfaqësuesit e popullit (pra, deputetët) të ndryshojnë praktikën e funksionimit të tyre. Të jenë gjithnjë e më pranë qytetarëve, të njoftohen me nevojat dhe problemet me të cilat përballen. Pa ndryshuar mënyra e funksionimit, reformat mbesin vetëm në letër”, thekson mes tjerave Murtezi.