“Partitë politike shqiptare, nuk duhen për hatër të askujt, të prishin bashkëpunimin mes vete siç e ‘filluan’ më parë që rezultoi me krijimin e një platforme të përbashkët”, kështu vlerëson juristi Florentin Murtezi lidhur me atë se cilin opcion duhet të ndjekin partitë shqiptare kur bëhet fjalë për koalicion me bllokun maqedonas, shkruan ilirianews.mk
Sipas tij, bashkëpunimi mes partive shqiptare pamundësoi ardhjen e sërishme në pushtet të Gruevskit, mirëpo nëse ndodh përcarje e re mes shqiptarëve, do të ndodh dobësimi akoma më i madh.
“Jemi dëshmitarë se një bashkëpunim shumë i thjeshtë, i elitës politike shqiptare, i pamundësoi Gruevskit qëndrimin në pushtet, por në rast të ndonjë ‘përçarje’ të re, jo vetëm që do të jemi të dobët në realizimin e politikave në dobi të shqiptarve apo më mirë të them, në dobi të gjithë qytetarëve dhe shtetit, por do të krijojmë edhe shumë “Nikolla Gruevski” të rinjë”, vlerëson kështu Murtezi, ndërkohë që thotë se partitë duhet të tregojnë pjekuri politike pasiqë pozita aktuale nuk përsëritet edhe njëherë.
“Andaj, gjithë partitë politike shqiptare duhen të tregojnë pjekuri politike sepse pozita aktuale politike nuk përsëritet çdoherë, dhe për interesa dhe aventura të ulta partiake, mos të “shkrijnë” bashkëpunimin dhe modelin e krijuar të veprimit pas këtyre zgjedhjeve, që rezultoi me unifikimin e platformës së përbashkët”, thekson për fund kështu Murtezi./ ilirianews.mk