Grupi i Musa Xhaferit, dhe Izet Mexhiti, ashtu edhe si paralajmeruan në takimin e fundit me mediat, se menjeherë pas vitit të Ri do të zbresin në bazë për të takuar strukturat partiake. Ata sot kanë paralajmeruar takimin e parë i cili do të mbahet ne Degën e Studeniçanit.
Ja çfar thuhet në njoftimin e tyre:

NJOFTIM
Të nderuar, ju njoftojmë se funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI: Izet Mexhiti (nënkryetar i BDI-së dhe deputet), Blerim Bexheti (sekretar organizativ i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Sarajit), Visar Ganiu (anëtarë i Kryesisë Qendrore të BDI-së dhe kryetar i Komunë së Çairit), Musa Xhaferi (kryetar i Këshillit mbikëqyrës të BDI-së), Nevzat Bejta(anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së), Kastriot Rexhepi (deputet), Bashkim Hasani(zëvendës-ministër i Mbrojtjes), Adnan Ejupi(sekretar shtetëror në Ministrinë e Sistemit Politik), do të realizojnë takim me strukturat partiake të Degës së BDI-së në Studeniçan.

Takimi do realizohet të shtunën (më datë 07.01.2023), me fillim në ora 19:00 në lokalin “SportPlus” që gjendet në Qendër të Studeniçanit, respektivisht përballë Xhamisë Qendrore.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02Bq2zxscufTgkT4Hu1VxV26pzgYQw9YxK1wGgDAt1CfEW4i8QLkgztjuo1dcKMxBDl&id=100044857800537