Zëvendëskryeministri dhe njëherit njëri nga protagonistët vendimtar në BDI, Musa Xhaferri që është i ftuar nga Prokuroria Speciale, pritet të deklarohet lidhur me pjesëmarrjen e tij në shumë raste të dyshuara, të cilat janë edhe pjesë e bisedave të përgjuara që janë publikuar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Por ai së fundi është i dyshuar edhe për rastin korruptiv “Maxhar Telekom”, ku sipas një dëshmie të deponuar në Gjykatën e Nju Jorkut, Xhaferri bashkë me Ali Ahmetin dhe ish-kryeministrin Vllado Buçkovski në vitin 2004- 2006 kanë përfituar 7,5 milionë euro, në llogari të tyre, nga menaxhmenti i asaj kohe i Maxhar Telekom si aksionere e Telekomit të Maqedonisë.