Në shkollën fillore “7 Marsi” në Çair, për të cilën opinioni po gënjehet se quhet “Adem Jashari”, gjatë ditës u mbajt Akademi përkujtimore për komandantin Adem Jashari. Në të, morën pjesë figurat e larta politike si brenda po ashtu edhe nga jashtë vendit, si dhe pjesëtarë të familjes Jashari.

Në fjalimin e tij, Lulzim Jashari, i biri i komandantit Adem Jashari tha se shqiptarët duhet të qëndrojnë të përbashkuar rreth flamurit.

“Të gjithë po e shohim se cila është gjendja e shqiptarëve sot. Prandaj kemi shumë nevojë të qëndrojmë të përbashkuar rreth flamurit. Bashkimi ynë, është shumë i nevojshëm që t’i tejkalojmë situatat e pa këndshme në të cilat ndodhemi”, tha mes tjerash Lulzim Jashari.

Në këtë manifestim, porosinë për bashkim të djalit të Adem Jasharit nga rendi i parë e kanë përcjellur Musa Xhaferi, Sulejman Rexhepi, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Izet Mexhiti, kurse pas shpinës së tyre ka qenë edhe deputeti Artan Grubi.