Musa Xhaferi, bashkëpunëtori më i afërt i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, pritet të tërhiqet nga politika dhe t’i përkushtohet karrierës akademike. Marrim vesh se Xhaferi ka aplikuar në UNT për profesor në lëndën “Moral dhe etikë”. Ai edhe gjatë kohës sa është marrë me politikë, është dëshmuar për respektim të vlerave tradicionale të moralit dhe etikës. Flitet se ai tashmë ka caktuar edhe një vajzë për asistente në këtë lëndë.