Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanin pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Musliu ka thënë se Osmani është duke e mbytur zërin e grave, ndërsa sipas saj ajo po dëshmon se është bërë marionetë e burrave.

Musliu kërkon nga Osmani që tu dal zot votave të cilat i ka marrë, ose të kërkoj falje për besimin që qytetarët ia kanë dhënë.

“VJOSA thoje se gratë me ty do të kenë ZË por ti je duke e mbytur ZËRIN e tyre. Përditë e më shumë po e dëshmon që pranove të bëhesh MARIONETË e burrave. Dilju zot votave që more ose kërkoju falje atyre që të besuan”, shkruan Musliu. /Telegrafi/