Lëndimi i takon të kaluarës. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është gati për të luajtur. Kështu ka thënë trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, i cili bëri të ditur se Mustafi do të ftohet për ndeshjen e së dielën kundër Crystal Palace. “Mustafi është rikthyer në stërvitje normale dhe do të ftohet në skuadër”, ka thënë Wenger. Arsenal do të përballet të dielën në “Emirates Stadium” me Crystal Palace.