Pas fyerjeve të deputetit të BDI kundrejt liderit të ASH Ziadin Sela, ka reaguar kryetari i degës së ASH Kumanovë Huzeir Mustafi i cili në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Nuk mund të ketë dy të vërteta dhe as një gjysëm të vërtetë por ka vetëm një dhe ajo duket, duket sepse të kanë tradhëtuar kamerat, të kanë kapur në flagrancë duke u përqafuar me djalin e Mihajllkovit.
Çfarë i ke thënë, çfarë të ka thënë, prej kur njiheni, çfarë planesh keni hartuar s’bashku e dini vetëm ju ?! Por përqafimin tuaj “vëllazëror” e kemi parë të gjithë, mandej edhe ti e din që të gjithë e dijmë.

Por paftyrsia, dyftyrsia dhe shumëftyrsia yte nuk e kanë problem të gënjejnë, shpifin, mashtrojnë e të defokusojnë temën.

Edi se shumë shokë do të më thonë, lëre se nuk ja vlen të merreni me një si Grubi, megjithatë ai është ai që tani më 10 vite i cicëron Ali Ahmetit te veshi, që dmth se Grubi flet për Ali Ahmeti dhe Ali Ahmeti kshillohet nga Grubi.
Pra i bie që edhe përqafimin ta ketë bërë me porosi por edhe me shumë dashuri….