Mund të thoni ç’të doni, por e vërteta është se të martuarit kanë gjithë arsyet e mundshme të jenë më të kënaqur se beqarët.

Ata mund të ndajnë paratë përgjysmë, nuk kanë pse të përballen me frikën e vetmisë dhe mund të kalojnë kohë me të tjerë njerëz po aq të kënaqur dhe optimistë sa ata vetë.

Por, përveç këtyre që përmendëm ka dhe një arsye tjetër që të martuarit mund ta përdorin në avantazh të tyre. Sipas një studimi të publikuar së fundmi tek Journal of Happiness, të martuarit kanë një nivel më të madh mirëqënieje pasi dinë të shijojnë më mirë kënaqësitë e përgjithshme të jetës.

Martesa duket se rrit dukshëm nivelin e kënaqësive të jetës, kryesisht për njerëzit e moshës së mesme. Ekspertët treguan gjithashtu se çiftet të cilët ishin martuar me shokun/shoqen e ngushtë ishin edhe më të lumtur se gjithë të tjerët.