Përkundër faktit që Kosova po shënon dhjetë vjet shtet dhe është njohur nga shumica e shteteve më të fuqishme ndërkombëtare dhe është përfaqësuar në shumë organizata ndërkombëtare, në Serbi, ende vuajnë “pasojat” e bërjes së shtetit të Kosovës.
Një gjë të tillë e dëshmon edhe një shembull i fundit ku një restorant familjar Beogradin qendror.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një restorant ku pika unike e tij është menyja e saj e ndryshme ndërkombëtare, që shërben kuzhinë angleze, spanjolle, irakene dhe indiane, pranë atyre xhamajkane, kazake, marokene dhe izraelite.
Por, siç shkruajnë mediat e huaja, restoranti Korçagin ka vetëm një rregull kur është fjala për zgjedhjen e gjërave që duhet të shërbejnë – gjella në fjalë duhet të vijë nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Muret e restorantit janë të mbuluara me “kujtime” nga komunizmi – imazhe dhe slogane nga liderët e njohur komunistë dhe socialistë, dhe fotografi të Titos, Stalinit, Leninit dhe Che Guevarës, që varen krah për krah.
Sende të reja shtohen në meny sa herë që pronari i Korcaginit dëgjon një vend tjetër që nuk e njeh Kosovën dhe të gjitha ushqimet përgatiten nga kuzhinierët e tij serbë.
Pronari është Vojin Cucic dhe ai e ka trashëguar Korcaginin nga babai i tij – i cili, thotë Vojin, ishte një “jugo nostalgjik” i vetëshpallur.