Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë duket sikur ka ngjallë shumë huti dhe debate mbi kërkesat e shqiptarëve në vend.

Në këtë vijë deklarata e profesoreshës universitare Mirjana Najçevska në lidhje me platformën e përbashkët të shqiptarëve kërkon përgjegjësinë e këtyre partive jo vetëm për ngjarjet në të ardhmen por gjithashtu edhe për veprat e mëparme. Gjithashtu ajo thekson se demokracia është punë serioze.
 
“Në bazë të asaj që unë mendoj, kjo është një listë jokonzistente dhe kaotike e imagjinuar (si Gjokica e vogël), dëshira dhe provokime të vendosura në qëndrime sociale të dëshiruara, të cilat duhet të zëvendësojnë ofertën aktuale, këto parti konkrete duhet të ju ofrojnë qytetarëve kërkesa në përputhje me gjendjen reale dhe pritjet e qytetarëve.  Në listën e ashtuquajtur platformë, nuk ka as edhe një fjalë për përgjegjësinë (qoftë për veprat e mëparme që çuan në rënien e ekonomisë, në shëndetësi, në arsim, sigurinë ligjore, në sigurinë e përgjithshme, në standardin e jetës të cilat emigruan shumë qytetarë nga vendi… të cilat janë rezultat I 10 viteve të keqpërdorimit të pushtetit, korruptimi në gjyaktë dhe administratë, mosndëshkimi për aktivitetet kriminale të zyrtarëve të lartë në qeveri, çfarëdo përgjegjësi që do të pranohet për veprimet e ardhshme)” deklaron Mirjana Najçevska.