Profesoresha Mirjana Najçevska ka reaguar në lidhje me subvencionimin e firmave private nëse punësohen qytetarë nga etni të ndryshme.

Ajo pyet nëse do të jepen subvencione të posaçme për maqedonasit të cilët do të ndërtojnë shtëpi në një lagje ku jetojnë shumicë shqiptar.

“Për shembull shteti të paguajë 1/3 e shtëpisë. A do të stimulohen me subvencione bashkësitë fetare nëse konvertojnë dikë nga ndonjë fe tjetër. Nuk e di nëse duhet t’i numërojmë ateistët. A duhet të paguhet dyfish apo gjysmë çmim”, ironizon Najçevska.

Najçevska vazhdon me ironizimin duke thënë nëse ka firma shqiptare më shumë se 20% a duhet të mbyllen.

“A do të më subvencionojë shteti nëse blej speca për ajvar nga një shqiptar”, pyet Najçevska.