Një plan mirë i menduar për të shmangur vepra të rënda penale. Kështu ish prokurori Aleksandër Nakov i komenton veprimet e Prokurorisë publike themelore pas ngjarjeve të përgjakshme të enjten e kaluar në Parlament. Që atëherë kaluan dhjetë ditë, dhe sipas Nakovit, prokuroria e Marko Zvërleskit edhe më tej e zvarrit rastin duke e mbrojtur krimin.

“Qëllimi është të shmangen veprat e rënda penale. Veprat e tilla penale i karakterizojnë veprimet individuale të personave të caktuar. Nuk mundeni ju me veprimet e një personi të caktuar, ku me mbajtëse për kamerë, të godet një person tjetër, me çfarë mund ti shkaktojë lëndime, nga i cili veprim pasoja mund të jetë vdekje apo lëndim i rëndë trupor, ti vendosni në të njëjtën shportë. Veprat e tilla penale deri tani prokuroria u desh që ti sjellë para drejtësisë”, dekalroi Aleksander Nakov, ish prokuror.

Nakov pohoi se ka pasur 28 vepra penale që i kanë kryer protestuesit në Parlament. Prokuroria deri më tani i ndjek vetëm për dy vepra “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë një person zyrtar të kryejë detyrën zyrtare,” dhe “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”