Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Besa duke i thënë që të mos na shesin kopalla me arsyetime koti, transmeton TetovaSot.
“BESA mos na shitni kupalla me arsyetime koti, jo qeveri teknike, jo nuk bëjmë qeveri me BDI!
Duhet të bëni çdo përpjekje për të na e hequr nga pushteti Nikolla Gruevskin! Kjo është prioritet mbi të gjitha tani!”, shkroi Naser Selmani në llogarinë e tij në Facebook./TetovaSot/