Një person i panjohur për autoritetet e sigurisë në Turqi, është parë duke ua shpuar gomat e veturave të parkuara në Bismil të Diyarbakirit, e gjithë kjo ndodhi në natën kur i tërë vendi u trondit nga dridhjet e fuqishme të tërmetit.

Pasi Turqia u godit nga një tërmet prej 6.8 magnitudë në Sivrice në provincën Elazig, një burrë në Bismil të Diyarbakirit është parë nëpër rrugë duke ua shpuar gomat veturave të parkuara.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ky burrë ua ngul thikën gomave të veturave të parkuara në Firat dhe Tekel. Ajo çfarë e bën më të tmerrshëm rastin, është se ky person ka arritur t’ua dëmtoj gomat të paktën 160 veturave.

Ky veprim ka nervozuar tej mase pronarët e veturave që e cilësuan si skandaloz, në veçanti në natën kur i tërë vendi ishte në shok pas tërmetit vdekjeprurës, dhe për këtë kanë kërkuar nga autoritetet ta kapin sa më shpejtë të jetë e mundur.