Aleanca e Atlantikut të Veriut pret respektimin e shumicës parlamentare. Kreu i Zyrës së NATO-s në Shkup gjithashtu tërhoqi vërejtjen për shmangien e retorikës nacionaliste dhe veprimeve që cenojnë marrëdhëniet ndëretnike.  Është përgjegjësi e të gjithë liderëve politik ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje të shpejtë për zhbllokimin e procesit dhe shpejtë të formojnë një qeveri funksionale dhe efektive, të fokusuar në reformat urgjente prioritare, që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Aleanca dhe Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu iu bënë thirrje të gjitha partive t’i japin fund retorikës përçarëse dhe të shmangin veprimet që nxisin tensionet ndëretnike – deklaroi Gorazd Bartol, kreu i zyrës së NATO-s në Shkup.  Përfaqësuesit ndërkombëtar përsëritën edhe një herë se Maqedonia duhet ti zgjidh vet problemet dhe përmbush kushtet e parashtruara nga BE dhe NATO në mënyrë që të mund të mbështetet tek to. (INA)