Zëvendësministri plotësues i Financave, Kire Naumov në një reagim për ankandin e sotëm të letrave shtetërore me vlerë thekson se me të borxhi publik rritet çdo ditë, pa ndërprerë. Për vetëm disa ditë ka ndryshime në bilancin financiar të vendit, është rritur borxhi për nëntë milionë euro.

Sipas Naumov, vetëm nga detyrimi i tregut vendor gjatë këtij muaji janë 14 milionë euro borxh të reja për qytetarët.

“Ky është vërtetim se ministri i Financave, Kirill Minoski i mashtroi qytetarët kur deklaroi se neto detyrimi vendor i afron drejt 0 (zeros). Për të gjitha keqpërdorimet e parave të qytetarëve do të ketë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e Kabinetit të zëvendësminsitrit plotësues të Financave./FOL.mk