Për shkak të mbetjeve të borës në rrugë, ekziston ndalesa për kamionë të rëndë dhe autobusë në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit. Në rrugën Mavrovë – Dibër ekziston ndalesë për automjete të rënda me rimorkio.

Ndalesë për të gjitha llojet e automjeteve motorike, është vendosur në aksin rrugor Rankovcë – German për të gjitha llojet e automjeteve motorike.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të Rrugët e Maqedonisë. Për shkak të temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitja e ngricave.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.