Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese ka në akset rrugore: Mavrovë-Dibër, Koçan-Dellçevë vendkalimin kufitar Dellçevë dhe Berovë-Vinicë-Koçan dhe në qafën malore Gjavatë, ku për automjetet tjera është i obligueshëm shfrytëzimi i pajisjes dimërore, njoftoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet me vështirësi, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve nga “Rrugët e Maqedonisë”. Për shkak temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitje e ngricës.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.