Gjatë ditës së sotme qarkulloi në media lajmi se pas një konfrontimi me policinë reperi i suksesshëm Noizy është arratisur bashkë me mjetin e tij nga forcat e rendit.

I kontaktuar nga “RevistaWho” reperi shumë i dashur për publikun shqiptar është përgjigjur kështu…

“Nuk e di për çfarë bëhet fjalë. Jam në Itali për momentin.

Kam qenë këtu edhe mbrëmë dhe kam që nga mosha 17-vjeçare që nuk i arratisem më policisë. Vetëm atëherë iu ikja policëve”, – thotë Noizy, raporton RevistaWho.