Pas reshjeve të borës në rrugët që të shpiejnë në Mavrovë, Lidhja Automoto e Maqedonisë ka vendosur që të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

 
 

Ndalesa është vënduar nga ora 21 e 15 minuta dhe nuk dihet se deri kur do të vazhdojë.

Nga LAMM njoftojnë që të kenë kujdes vozitësit që kalojnë në këtë rrugë.