Dje (29-mars) rreth orës 02:10 minuta zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 27-vjeçarin I.M. nga Tetova, për shkak të dyshimit se paraprakisht kishte kryer vjedhje nga kamioni man me targa të Tetovës, i cili kishte qenë i parkuar në Përshevcë të Tetovës. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.TS