Lajmet e ditëve të fundit për gjoja riformatim të qeverisë dhe mbështetja e kryeministrit Zaev ndaj disa kandidatëve të BDI-së, kanë sjellë lëvizje edhe në kampin ndërkombëtar në vend.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar informacione se dy prej ambasadave të fuqishme në vend i kanë dërguar “selame” kryeministrit Zaev, për të rishikuar pozicionin e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Kryesisht vërejtje i është dhënë rreth garës zgjedhore në Strugë, ku njëri nga kandidatët është Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, partner i Zaevit në qeveri.

Ndërkombëtarët ngulin këmbë që Zaev të tregohet neutral për garën në Strugë sepse çdolloj tensioni atje dhe hukbja eventuale e Selës do të shkaktonte çrregullime në politikën e Maqedonisë në përgjithësi.

“Ziadin Sela është faktori kyç i rrëzimit të pushtetit të kaluar të DPMNE-së dhe largimi i tij nga kjo qeveri do t’ia humb asaj epitetin e të qënit “qeveri reformatore”. Zaev duhet të ketë kujdes dhe ne ia kemi shprehur shqetësimin tonë atij” , theksojnë burime diplomatike që kanë dalur pas takimeve me partitë politike opozitare.