Provat për shfaqen e parë të Teatrit të Gostivarit janë ndërprerë sërisht, kjo si pasojë e mosmarrëveshjeve që kanë rrjedhur në mes aktorëve Berat Salihi dhe Argjent Asani nga njëra anë dhe regjisorit Sulejman Rushit dhe drejtuesit të teatrit, Visar Vishka nga ana tjetër, shkruan Fol.

Aktorët Salihi dhe Asani vlerësojnë se janë larguar me pa të drejtë nga shfaqja dhe gjithçka po bëhet me urdhër të drejtuesve të Ministrisë së Kulturës. Në vijim ndiqeni prononcimet e plota të palëve. /Fol/