Ndërpritet takimi i katër koordinatorëve të grupeve parlamentare, Ilia Dmovski, Oliver Spasovski, Talat Xhaferi dhe Afrim Gashi, për të vazhduar ditën e nesërme.

Mbledhja koordinuese e grupeve parlamentare në Kuvend lidhur me ngritjen e Komisionit për Emërime dhe Mandate,edhe pas dy takimeve përfundoi pa sukses.

Gjatë takimit të parë, u dakordua numri i anëtarëve të secilit grup parlamentar, VMRO-6,LSDM-5,BDI-1 dhe BESA-1. VMRO-DPMNE, ka insistuar që të marrë kryetarin e Komisionit mirëpo kjo gjë nuk është pranuar nga LSDM e cila në emër të 67 nënshkrimeve ka kërkuar të njejtën gjë.
Pas një pauze të shkurtër, koordinatorët u takuan sërish mirëpo pa prezencën e Talat Xhaferi i cili ka dalë jashtë sapo ka ardhur Vesel Memedi i Aleancës për Shqiptarët. Në mungesë të tij, mbledhja koordinuese është shtyrë për ditën e nesërme në orën 12.