Nata e pritjes së Vitit të Ri është një ndër festat më të gëzueshme, që festohet në gjithë planetin, është natë e cila te njerëzit ngjall disponim të mire.

Nata e ndërrimit të motmoteve, shumicën e qytetarëve si duket do ti gjejë mbrenda shtëpisë. Ata thonë se papunësia, dhe standardi I ulët ekonomik kanë bërë që ata të mos munden ta festojne vitin e ri jasht shtepise apo jasht vendit.

“Ndrimin e motmoteve do ta presim në shtëpi se nuk ka  para, nuk ka shteti para, askush nuk ka para”.

“Vitin e ri do ta presim në shtëpi, nuk ka para nuk kemi se ku të shkojmë.

-Në shtëpi me familjarët , ashtu e kemi traditë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga ana e televizionit tonë.

Ndërkohë gjatë anketës tonë hasëm në një turist, planet e të cilit kishin dallime të mëdha me qytetarët tone sepse këtë ia mundësonin kushtet e mira ekonomike.

“Do të jem në Bullgari për krishtlindje dhe pastaj do fluturoj për në Spanje. Do qendroj në veri të Spanjes për vitin e ri, atje vishen me disa kostume interesante dhe përgadisin disa ushqime tradicionale. Keto jane planet e mia” – tha turisti i huaj.

Festën e vitit të ri çdo kush do ta shënojë në mënyrën e tij, me festime të mëdha apo në mënyrë modeste por me shpresë se viti tjetër do të jetë më I mirë se I kaluari. Prandaj qytetarët shpresojnë se në vitin ardhshëm do të kemi një ekonomi më të fortë dhe standard më të lartë.