Të hënën në mesditë ka ndërruar jetë Bekim Junuzi nga Kumanova.

I ndjeri ka ndërruar jetë si rezultat i një sulmi në tru.

Bekim Junuzi ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në luftën e 2001-shit. Jonuzi ishte vëlla i të ndjerit ish-atletit të mirënjohur, Jonuz Jonuzi dhe dy futbollistëve të njohur kumanovar Hajriz dhe Riza Jonuzi, informon tvfesta.live

Lajmi është bërë me dije në rrjetet sociale nga miqtë e Bekim Junuzit të cilët shprehin dhimbjen për humbjen e madhe.

I ndjeri pas vetës ka lënë gruan dhe 3 fëmijë.