Sot në ditën e mësuesit dhe Natën e Madhe të Regaipit ka ndërruar jetë pishtari i arsimit nga Kumanova, Abdullah Latifi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me namazin e xhumasë.

Ai për një kohë të gjatë punoi si armistarë i historisë në shkollën Jeronim De Rama në fshatin Cërkez, ndërsa më pas deri në pension ka ligjeruar lëndën e Gjeografisë në shkollën “Bajram Shabani” në Kumanovë.

Pas daljes në pension, agjencia e lajmeve INA në shenjë mirënjohje i kushtoi atij një shkrim për aktivitetet e tij në edukimin e brezave të rinjë.