Pas një aksidenti të rëndë trafiku ka ndërruar jetë futbollisti kosovar, Enis Sadriu.

Në një njoftim të faqes “Liga e Institucioneve Shtime” tregohet se ai mbrëmë ishte shpallur kampion vjeshtor me Policinë e Kosovës, madje edhe e fitoi çmimin individual ‘Këpuca e Artë’, transmeton Indeksonline

Njoftimi i plotë:

Nuk mund te besojme ate qe po shkruajme !!!

Me pikëllim te thelle morëm lajmin se lojtari i KF Policia e Kosoves Enis Sadriu sot ndërroj jete pas nje aksidenti tragjik qe e pësoj sot.

Fjalet jane te pakta per ta pershkruar dhimbjen qe ndjejm ne dhe me siguri edhe te gjithe ju qe e keni njohur .

Familjes Sadriu i shprehim ngushellimet me te sinqerta dhe lusim Zotin e madhe qe kesaj familje te ja shtoj durimin ndersa Enisin shpresojm qe Zoti i madheruar ta beje nga banoret e Xhenetit.

Mbreme ai u shpall Kampion Vjeshtor me Policine e Kosoves madje edhe e fitoi cmimin individual Kepuca e Arte.

Kujtimi per te do te jete i perhershem

Do te kujtojme cdo here Kampion, i lehte te qoft dheu.