Këngëtari me famë botërore, George Michael,  ka ndërruar jetë në moshën 53 vjecare në orët e mbrëmjes së sotme.

Sipas një njoftimi, ai ka ndërruar jetë “në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij”.

Lajmin e bëri të ditur menaxheri i tij, i cili në deklaratën e lëshuar  pas orës 23 tha se ai ka vdekur gjatë periudhës së krishtlindejeve, transmeton Indeksonline.

“Me pikëllim të madh ne konfirmojmë se biri jonë I dashur, vëllai dhe miku George vdiq paqësisht në shtëpi gjatë periuodhës së Krishtlindjeve”, thuhet në deklaratë,

“Familja kërkn që respketohet privatësia e tyre në këtë kohë mjaftë të vëshirë dhe emocionale për ta”, thuhet më tej në këtë deklaratë.

Ndërsa Policia ka thënë se se nuk ka pasur rrethana të dyshimta rreth vdekjes së tij.