Edhe pse udhëzimet thonë qartë që të mos ndërtohen hidrocentrale në parkun kombëtar të Mavrovës, një gjë e këtillë nuk po ndodh, pra ndërtimet vazhdojnë.

 

Nga asociacioni ekologjin Front 21/42, me rastin e 14 marsit, ditës ndërkombëtare të lumenjve, thonë për portalin MKD se duhet patjetër të bëhet rishikimi i planeve për zhvillimin hidroenergjetik në nivel kombëtar dhe të bëhet përshtatja e tyre me dokumentet e përpunuara në aspekt të përcaktimit të llojshmërisë, vlerave natyrore në Maqedoni.

Shuip Marku nga Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësive thotë se në Dibër e më gjërë kanë arsye për të festuar këtë ditë pas aksionit disavjeçarë për shpëtimin e Radikës dhe të Lumit të vogël, por duhet mbetet sfidë mbrojtja e Radikës dhe degëve të saj nga planet për projekte të vogla hidroenergjetike./Telegrafi/