Sërish të njëjtat emocione për mijëra njerëz të cilët sot kanë mësuar se anija më e njohur në historinë botërore, Titanik do të ndërtohet sërish, shkruan Kultplus.

Kësaj here bëhet fjalë për Titanik II, një anije e cila po ndërtohet në Kinë nga Line Blue, me një vlerë prej 500 milionë dollarë. Anija do të mbajë rreth 2400 udhëtarë dhe 900 anëtarë ekuipazhi, me teknologji modern, navigim si dhe një numër të konsiderueshëm varka shpëtimi.

Nuk ka ende një datë zyrtare kur anija do të dalë në det, por pritet që inagurimi të bëhet në mesin e vitit 2022.Projektuesi i Titanik II është Clive Palmer, një politikan dhe sipërmarrës.

Me përfundimin e saj anija është planifikuar për të lundruar në Atlantik në mënyrë që të përsërisë rrugën e anijes origjinale, duke transportuar pasagjerët nga Southampton në New York.

Titaniku u mbyt në det në 15 prill të vitit 1912 gjatë rrugës nga Anglia në Shtetet e Bashkuara pas goditjes nga një ajsberg.