Ndeshja e mbrëmshme ishte padyshim ndeshja më e shtrejtë në histori.

Boksieri Floyd Mayweather fitoi mëngjesin e sotëm ndeshjen e shekullit kundër irlandezit Conor McGregor pas 10 raundeve, me ndërprerje të sfidës nga ana gjyqtarit.

Pas kësaj fitoreje Mayëetaher ka përfituar 100 milionë dollarë, ndërsa McGregor vetëm 30 milionë dollarë, shumë më shumë se sa kishte fituar ndonjëherë në këtë kategori boksi, shkruan Marca.

Nga e gjithë ndeshja në tërësi duke përfshirë reklamat dhe të drejtat televizive u përfituan gjithsej 350 milionë, duke u bërë kështu përballja më e shtrenjtë në histori, duke lënë pas duelin Mayëetaher- Pacquiao me 250 milionë dollarë ku edhe aty amerikani fitoi gjithashtu 100 milionë dollarë.