Nëse ndiheni të lodhur dhe me shëndet jo të mirë, ziejini apo piqini gështenjat! Gështenjat posedojnë më së paku yndyrë, në krahasim me frutat e tjerë me lëvore të fortë, por edhe më shumë niseshte, që e bën vështirë të tretshme.

Gështenja është ëmbëlsira e vjeshtës

Konsumimi i gështenjave u shkon për shtati personave që ndihen të lodhur dhe pa vullnet. Janë të preferueshme për të gjithë ata që dëshirojnë ta forcojnë muskulaturën e tyre, personat anemik dhe sportistët. Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, sasi më të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminave E dhe dy herë më shumë sasi të karbohidrateve.

Vlera ushqyese e gështenjës (100 gramë)

Vitamina B: 22 mg

Riboflavinë: 22 mg

Niacinë: 6 mg

Kalcium: 27mg

Hekur: 3.8 mg

Fosfor: 373 mg

Yndyrë: 4.1 mg

Proteina: 2.9 mg

Kalori: 377 mg