Ndihma 2 milionëshe e Qeverisë, Shpend Ahmeti e quan hajgare

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka komentuar ndarjen e 2 milionë eurove në kuadër të skemës së granteve, programit për rimëkëmbje ekonomike 2020.

Ahmeti tha se secila ndihmë është e mirëseardhur, por konsideron se kjo shumë është e vogël.

“E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë”.

– Pagat e Deputetëve janë më shumë se 2 milion euro.

– Shpenzimet repeezentative janë më shumë se dy milion.

– Shpenzimet gjyqësore janë më shumë se dy milion.

– Më shumë se dy milion ju ka vjedh një njeri në thesar.

Reagimi i plotë:

Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.
E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë.
– Pagat e Deputetëve janë më shumë se 2 milion euro.
– Shpenzimet repeezentative janë më shumë se dy milion.
– Shpenzimet gjyqësore janë më shumë se dy milion.
– Më shumë se dy milion ju ka vjedh një njeri në thesar.
E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël.
Vendosni edhe me shku në zgjedhje vec me kushtin që votoni diçka në ditët e fundit.