Fundi i muajit nëntor në gjithë botën nënkupton parapërgatitja për festat e fundvitit dhe qëndrimi në shtëpi gjatë ditëve të ftohta, por këto fakte nuk vlejnë edhe për rusët.

Tashmë dihet botërisht se ata janë imun nga të ftohtit, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një grup të rinjsh të cilët në minus 24 gradë Celsius vrapojnë rrugëve të veshur vetëm me rroba banjo.

Afro 20 vajza dhe djem të rinj kanë marrë pjesë në garën e 24 nëntorit, duke shënuar kështu ditën e “notuesve të ngrirë”.

Përfaqësuesi i klubit Endri Bugai ka deklaruar se kjo ngjarje ka për qëllim t’ua tërheq vëmendjen e banorëve të kësaj zone, që të bëjnë një jetë të shëndetshme.