Një burrë i ngrirë është gjetur sot në Dellçevë, dhe është ruajtur në sajë të ndërhyrjes së shpejtë të Ndihmës emergjente mjekësore.

Sipas informatave nga shërbimi mjekësor emergjente i Dellçevës, bëhet fjalë për një burrë 57-vjeçar banor i Dellçevës, i cili disa orë kishte shkuar për të ushqyer bagëtinë dhe nuk u kthye në shtëpi, dhe të afërmit e gjetën të rënë në ujë, i ngrirë dhe pa ndjenja në afërsi stallës.

Dr. Goce Stojmenovski, kreu i shërbimit mjekësor emergjent në Dellçevë theksoi se ekipi i ndihma emergjente mjekësore në Dellçevë ka reaguar shpejt, ndaj personi është përdorur terapia për reanimacioon dhe me këmbënguljen e familjes personi nuk është hospitalizuar, por tani është në gjendje të qëndrueshme, edhe pse mund të ketë pasoja. Për rastin është njoftuar dhe policia e Dellçevës./TetovaSot/