Një grup qytetarësh dhe eko-aktivistësh kanë paralajmëruar protestë kundër ndotjes së madhe të ajrit në Shkup. Protesta do të fillojë në orën 17.00 tek fontana në Parkun e Qytetit.

Aktivistët janë të revoltuar pasi që edhe pas nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Shkup institucionet përkatëse nuk ndërmarrin asnjë masë. Ndotja e ajrit në Shkup ka kaluar mbi 20 herë nga normalja. Sëmundjet dhe vdekjet për shkak të ndotjes së ajrit po rriten në mënyrë drastike, ndërsa qeveritë lokale ende nuk po ndërmarrin asgjë.

Nga këto protesta qytetarët kanë disa kërkesa, ndër të cilat:
– Ndalimin e lëvizjes së makinave të cilat janë pa katalizator
– Transport publik
– Ndalim të industrive ndotëse etj.