Shqipëria ka bërë aplikimin për të pritur finalen e Superkupës së Europës dhe në stadiumin e ri kombëtar janë shtuar kërkesat. Është institucioni europian i futbollit që ka kërkuar që në këtë impiant të mos mungojë asgjë nga teknologjia e fundit.

Megjithatë, së bashku me kërkesat dhe nevojat për një impiant sa më modern, do të shtohet edhe fondi i nevojshëm i parave. UEFA pritet të shtojë deri në 2 milionë euro për të plotësuar fondin në bazë të këtyre nevojave ekstra.

arkitetkti

NDRYSHIMET

Stadium me parametrat ndërkombëtare. Ky është projekti që është paraqitur nga federata dhe arkitekti. Megjithatë, krahas projektit fillestar, në këtë stadium janë kërkuar të tjera elemente moderne. Ashtu si në “Juventus Stadium”, në këtë impiant është kërkuar që ndriçimi të mos jetë ai tradicionali, që përdoret në stadiume (me katër kulla ndriçimi në cepat e fushës).

duka kantieri

Në këtë stadium do të montohet një ndriçim LED i parametrave speciale, që shërben edhe për të krijuar atmosferë festive dhe shfaqje me ngjyra si në një teatër. Jo vetëm kaq, por në këtë impiant do të ketë gjithashtu një fushë me sistem ngrohjeje.

Ndonëse vendi ynë nuk njihet për kushte të vështira dhe të ashpra klimaterike e prani të reshjeve të dëborës, stadiumi do të ketë një fushë me sistem ngrohjeje. Në këto kushte, elementet bashkëkohore të teknologjisë kërkojnë edhe fond shtesë për t’u realizuar.